Studentët: “Nëse cënohen të drejtat nga vendimi i arsyetuar, do mbushim sheshet”

Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit thanë se dakortësohen me këtë vendim.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma”, tha një studente.

Sakaq, pohuan se nëse të drejtat e tyre cënohen, ata janë sërish gati që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

“Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cënohet”, deklaroi njëra prej studentëve, në emër të tyre.

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pranoi pjesërisht të enjten një kërkesë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke shfuqizuar disa nene të ligjit që i detyronte ata të punonin në Shqipëri deri në pesë vjet pas diplomimit. Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.