Studentët zbukurojnë hapësirat publike, studentët e Arteve po realizojnë praktikën duke bashkëpunuar me Bashkinë
Studentët e Arteve në Universitetin e Shkodrës “Luig Gurakuqi” po realizojnë praktikën e tyre mësimore duke bashkëpunuar me Zyrën e Urbanistikës dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve të Punëve Publike të Bashkisë.
Ky proces do të zgjasë 1 muaj e do të vijojë të krijojë mozaikë dekorativë frymëzuar nga motivet etnografike të Muzeut Historik të qytetit e që do të dekorojnë hapësirat publike në qytet.
Krahas rëndësisë, ky bashkpunim mes Universitetit të Shkodrës dhe Bashkisë është edhe frytdhënës, pasi zbatohen elemente praktik sesi studentët do të punojnë në të ardhmen në terren.