Categories: LajmeSociale

Studentja që punon në tezgjah/ Vajza nga Lezha rrëfen si lindi pasioni për punën artizanale

Është vetëm 22-vjeçe dhe pasioni i saj është endja në tesgjah. Ela Jaku nga Dajçi i Lezhës është studente e degës Matematikë-Fizikë dhe kohën e lirë ja kushton artizanatit që sipas saj janë të lidhura me njëra-tjetrën.

E frymëzuar nga një grua e fshatit, e reja e nisi ta mësojë këtë zanat 5 vite më parë dhe sot e ushtron me përkushtim e pasion.

“E kam filluar para 4 viteve, e kisha pasion, është diçka shumë e bukur, aq më tëpër që përfaqëon kulturën dhe traditën e vendit tonë”, tregon ajo.

Puna në tezgjah kërkon përkushtim dhe durim, por më së shumti kërkon ta duash atë. 22-vjeçaren e gjejmë duke punuar në veke, një punë artistike mjaft e vështire që kërkon kohë thotë Ela.

Ndërsa thotë se nuk do t’i ndalet këtij profesioni, Ela Jaku ka një mesazh për bashkëmoshataret e saj.

“Nuk do të heq dorë nga punë pasi më pëlqen shumë, ftoj dhe të rinjtë jo se është profesion që sjell të ardhura të mëdha në Shqipëri por është diçka ndryshe dhe e bukur”, shprehet ajo.

Zadrima e Lezhës është një zonë me traditë artizanati dhe pavarësisht vështirësive, me shumë sakrifica ky profesion po vazhdon të mbahet gjallë, duke u trashëguar tek brezi i ri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

4 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

4 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

6 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

6 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

7 hours ago

This website uses cookies.