Studimet për autizmin/ Mjekët këshillojnë të mos përdoret paracetamol gjatë shtatëzanisë

autizmi

autizmi

Shtimi i rasteve të çrregullimeve te spektrit autik gjatë viteve të fundit ka shtyrë studiuesit të përqëndrohen në këtë fushë, duke gjetur lidhje mes këtyre çrregullimeve dhe mënyrës së jetës.

“Mënyra e jetesës është faktor që ndikon në shumë sëmundje që kanë rritur incidencën gjatë viteve të fundit. Gjatë shtatëzënisë gratë nuk duhet të marrin ilace. Është gjetur se paracetamoli është një mjekim qe mund të çojë në çrregullime të spektrit autik. E njejta gjë vlen edhe për antibiotikët”, shprehet mjeku.

Ndërkohë mjekët kanë identifikuar edhe mjet të ri për diagnostikim të hershëm të sëmundjes.

“Përmes metabolomikës mendojmë se mund të bëhet një diagnostikim i më i shpejtë sa i përket çrregullimeve të spektrit autik dhe kjo do të na ndihmonte të vinim në zbatim më shpejtë ndërhyrjet e strategjisë parandaluese”, shprehet mjeku.

Këto gjetje u paraqitën në konferencën e 18 pediatrike, ku u krijua edhe Shoqata italo-shqiptare e Pediatrisë.

Në këtë konferencë pati mbi 300 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.