Studimi: Më shumë se një miliard njerëz obezë në mbarë botën

Më shumë se një miliard njerëz jetojnë me obezitet në mbarë botën, tregojnë vlerësimet globale të publikuara në revistën shkencore “The Lancet”. Kjo përfshin rreth 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Duke renditur normat globale të obezitetit, studiuesit zbuluan se nga viti 1990 deri në vitin 2022, shkalla e obezitetit u katërfishua tek fëmijët dhe adoleshentët. Ndërkohë për të rriturit, norma është më shumë se dyfishuar tek femrat dhe gati trefishuar tek meshkujt.

Në të njëjtën kohë, përqindja e të rriturve të klasifikuar si nënpeshë ka rënë me 50%, por studiuesit theksojnë se ende mbetet një problem urgjent, veçanërisht në mesin e komuniteteve më të varfra.

“Ky studim i ri thekson rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të obezitetit nga jeta e hershme deri në moshën madhore, përmes dietës, aktivitetit fizik dhe kujdesit adekuat”, tha Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai shtoi se do të duhej puna e qeverive dhe komuniteteve dhe “në mënyrë të rëndësishme kërkon bashkëpunimin e sektorit privat, i cili duhet të jetë përgjegjës për ndikimet shëndetësore të produkteve të tyre”.

Bashkautori i studimit Dr Guha Pradeepa, nga Fondacioni i Kërkimit të Diabetit në Madras, thotë se çështjet kryesore globale rrezikojnë të përkeqësojnë kequshqyerjen e shkaktuar si nga obeziteti ashtu edhe nga nënpesha.

Rrjeti prej më shumë se 1500 studiuesish, në bashkëpunim me OBSH-në, analizoi matjet e gjatësisë dhe peshës nga rreth 220 milionë njerëz të moshës pesë vjeç e lart. Ata përdorën një masë të quajtur indeksi i masës trupore./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

4 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

6 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

6 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

6 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

6 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

6 hours ago

This website uses cookies.