Studimi, përdorimi i plumbit nga Perandoria Romake uli nivelet e IQ në të gjithë Evropën

Perandoria Romake uli nivelet e IQ

Një studim i ri ka zbuluar se periudha e lulëzimit të Perandorisë Romake ka shkaktuar një ndotje të përhapur me plumb në ajër, duke çuar në një rënie të ndjeshme të koeficientit të inteligjencës (IQ) në pjesën më të madhe të Evropës.

Analizat e bërthamave të akullit nga Arktiku tregojnë një rritje të ndotjes me plumb mes vitit 100 p.e.s. dhe 200 të erës sonë, periudhë kur minierat dhe shkrirja e metaleve ishin në kulmin e tyre. Fëmijët e lindur gjatë kësaj periudhe mund të kishin mesatarisht tre herë më shumë plumb në gjakun e tyre.

Studimi i drejtuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish tregon se ekspozimi ndaj plumbit mund të ketë shkaktuar një rënie të IQ-së prej 2,5 deri 3 pikësh për popullatën romake, duke prekur jo vetëm qytetarët e qyteteve romake, por edhe popullatën rurale që ishte ekspozuar ndaj ndotjes atmosferike.

Është e mahnitshme që arritëm të përcaktojmë sasinë e ndotjes së ajrit atmosferik në Evropë gati 2.000 vjet më parë dhe të vlerësonim ndikimet e mundshme shëndetësore në qytetërimin e lashtë romak. Zbulimet tona tregojnë se gazrat antropogjenike nga aktivitetet industriale rezultuan në dëmtim të gjerë të shëndetit njerëzor për mbi dy mijë vite,” tha Dr. Joseph McConnell (lex. Xhozef Mek Konell) nga instituti amerikan “Desert Research”.

Për të zbuluar impaktin e mundshëm të ndotjes, shkencëtarët përdoren modelet atmosferike për të krijuar një hartë të vendeve nga nisi të përhapet përdorimi i plumbit nëpër Europë. Më pas ata shfrytëzuan studimet më moderne për të llogaritur sasinë e metalit neurotoksik që mund të ishte akumuluar te fëmijët e kohës, si dhe ndikimin e mundshëm në inteligjencën e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.