Studimi: Profesionet me aktivitet të shtuar fizik mund të rrisin rrezikun për demencë

3d8e61aa48ee49e8ad5cfb0dd8ed23e6

3d8e61aa48ee49e8ad5cfb0dd8ed23e6

Mund të duket e çuditshme për mesa duket punët të cilat kërkojnë aktivitet fizik mund të rrisin rrezikun e demencës më vonë në jetë.

Një studim në “The Lancet” zbuloi se njerëzit që punojnë në punë të cilat kërkojnë aktivitet fizik mesatar deri në të lartë kanë një rrezik më të madh të demencës.

Sipas studimit ata që punonin një punë me aktivitet të shtuat fizik midis moshës 33 dhe 65 vjeç kishin një rrezik prej 72 për qind më të lartë për te zhvilluar demencë në të 70-at e tyre sesa njerëzit që kishin punë në zyrë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se aktiviteti i shtuar i punës fizike vendos stres në trup dhe mendje.

Kërkesat më të mëdha fizike, mungesa e kohës së pushimit ose koha për t’u rikuperuar dhe rraskapitja mund të çojë në ‘lodhje’ të trupit dhe mendjes, gjë që mund të përkeqësojë aftësinë e të kuptuarit.

Për më tepër, profesionet me aktivitet të shtuar fizik përfshijnë periudha të gjata kohore në këmbë, punë manuale, stres dhe një orar të vështirë./DailyMail/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.