“Studio Sport” analizon Vllazninë, humbja në Kupë dhe pragndeshja me Partizanin në Kampionat

Ndeshja Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ku kuqeblutë u mundën 1 me 0 si dhe pragndeshja e Kampionatit, Partizani-Vllaznia, e vlefshme për javën e 30-të të Superiores ishin në fokus të emisionit “Studio Sport” transmetuar në ekranin e RTSH Shkodra mbrëmjen e së mërkurës.
Pjesa tjetër e emisionit “Studio Sport” iu kushtua Turneut Europian të tenisit zhvilluar në kompleksin “Adriatic Tennis Park”, lojrave me dorë, Turneut Ndërkombëtar të boksit, kategoria e dytë në futboll si dhe Superliga e moshave.