“Studio Sport” analizon Vllazninë – Opinionet e Dedjes, Qukut, Kotrrit dhe Gjeçajt në RTSH Shkodra
Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës rezervon në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin Studio Sport, ku këtë radhë, diskutimet për Vllazninë, krahas të ftuarve në studio, Valbona Quku, Uliks Kotrri dhe Roni Gjeçaj, me interes ishte edhe lidhja direkte nga Tirana me ish- futbollistin dhe ish- trajnerin e Vllaznisë, Hysen Dedja.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për fitoren e thellë 8-0 të Vllaznisë në futboll femra, kryesuese e kampionatit, lojrat me dorë, si dhe ndarja nga jeta e trajnerit të shekullit në volejboll, Vehbi Sulejmani.