Studio Sport analizon Vllazninë/ Shaba, Toma, Dibra dhe Vajushi kritika për Merkaton

studio sport1 3
Humbja në shtëpi ndaj Egnatias udhëtuese, dhe situata jo e mirë te Vllaznia, kanë marrë minutat më të shumta në emisionin Studio Sport, transmetuar si zakonisht mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra. Krahas të tjerave, të ftuarit në panel, ish futbollisti Kujtim Shaba, komentatorët e sportit Pal Toma dhe Edmond Dibra, si dhe trajneri i futbollit Ermir Vajushi në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjermania, janë ndalur tek merkato, që sipas tyre është e dështuar.Krahas futbollit, Studio Sport, ka pasqyruar edhe dy fitoret e ekipeve të volejbollit, femra dhe meshkuj, si dhe përgatitjet e ekipit të basketbollit meshkuj për kampionatin.