“Studio Sport”, emisioni i parë në 2025-ën – Analisti Haxhi dhe gazetari sportiv Çinari, analizojnë Vllazninë
“Studio Sport”, emisioni i preferuar i amatorëve të sportit , ka nisur rrugëtimin në ekranin e RTSH Shkodra mbrëmjen e 3 janarit.
Të Ftuarit në panel, Apollon Haxhi(Analist sporti) dhe Endri Çinari(Gazetar sportiv), kanë analizuar mbylljen e vitit 2024 për Vllazninë, merkato me firmosjen e dyshes Repaj-Mensah, vendimin e FSHF-së që këtë vitë do të ketë 7 lojtarë të huaj në lojë, por edhe prag klasiken Vllaznia-Tirana që luhet me me 10 janar për llogari të javës së 20-të të Abissnet Superiore.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për çmimet e Akademisë së Futbollit Vllaznia për dy trajnerët më të mirëve të moshave, Amarilso Belisha dhe Arbër Shytani, Basanian e kategorisë së dytë si dhe KF Shiroka të kategorisë së tretë.