“Studio Sport”, klasikja Vllaznia – Tirana , por edhe futbolli i sallës në fokus të emisonit

Prag ndeshja Vllaznia-Tirana ishte në fokus të emisonit “Studio Sport” i cili erdhi në ekranin e RTSH Shkodra mbrëmjen e së mërkurës.
Të ftuar në studio ishin Qashif Hoxha, ish drejtues i AF Vllaznia, Arben Xhaferi, drejtues i Vllaznia Futsal, Saimir Hyseni, ish futbollist i Vllaznisë si dhe në lidhje direkte nga Tirana ishte ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Tiranës, Saimir Patushi.
Ndërsa u diskutua edhe për futsalen ,ku Vllaznia vjen me pretendime në këtë kampionat.
Gjithashtu, në emsionin “Studio Sport” u komentuan edhe sportet e tjera, të cilat do të nisin aktivitetin e tyre gjatë kësaj jave, pas pushimeve të festave.