“Studio Sport” në RTSH Shkodra – Basketbolli, Futsala dhe Kombëtarja e futbollit vajza, në fokus

Emisioni “Studio Sport”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra i ka bërë një përmbledhje humbjes së Vllaznisë në transfertë me Bylisin, ndërkohë që përqëndrimin kryesor e ka pasur tek basketbolli, suksesi i Vllaznisë femra U18 si finalist e kampionatit kombëtar, si dhe basketbolli meshkuj, i cili është renditur në katër më të mirët e kampionatit duke vijuar fazën Play Off.
Ndërkohë, presidenti i futsallës shkodrane, Fisnik Barbullushi, është ndalur tek incidenti në ndeshjen e fundit, Flamurtari-Vllaznia, për të cilën klubi kuqeblu ka reaguar duke pritur masat e federatës.
Pjesa e fundit i është dedituar suksesit të Kombëtares së Shqipërisë në futboll vajza, e cila e drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima mundi dy herë radhazi Kroacinë, 4-0 në “Loro Boriçi” dhe 1-2 në Zagreb.