“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel
Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio Sport. Me një panel të përzgjedhur, basketbollisten dhe njëherazi trajneren e Vllaznisë U18, në basket femra, Ingrit Dashja, specialistin e gjykimit Mhill Shkëmbi dhe ish futbollistin Kujtim Shaba, në studio shoqëruar edhe me lidhjen direkte nga Tirana, ish arbitrin e FIFA-s dhe UEFA-S, Shpëtim Lamçe, është diskutuar për Vllazninë e futbollit si dhe lojrat me dorë.Ndërkohë, basketbollistja titullare, Ingrit Dashja, ka folur për ecurinë pozitive të ekipit Vllaznia për të rritura, si dhe për suksesin e saj si trajnere U18 duke kryesuar kampionatin me dy fitore radhazi.Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për kategorinë e dytë dhe të tretë në futboll, futbollin e moshave, si dhe promovimi i librit “Shqiponjat e Ballkaniadës 1946 me autor shkrimtarin e njohur, Prelë Milani.