“Studio Sport” në RTSH Shkodra – Humbja e mjeshtrit Bizi, fitorja e Vllaznisë dhe lojrat me dorë, në fokus

Minutat më të shumta të emisioni “Studio Sport”, që transmetohet çdo të mërkurë në ekranin e RTSH Shkodra, këtë radhë i ka marrë momenti prekës i humbjes së ikonës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi.
Kujtimet e ish- basketbollistit dhe më pas mjekut sportiv të Vllaznisë, Zyhdi Çoba, i cili ka qënë pranë Bizit të madh për rreth 70-të, ishin mjaft interesante.
Të ftuar në këtë emision ishin edhe specialisti i gjykimit, Agron Kastrati dhe trajneri i futbollit të Basania, Erjon Mani.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe lojrat me dorë, dhe sidomos fitorja e merituar e Vllaznisë së basketbollit meshkuj, e cila mundi me rezultat të thellë Tiranën 107 me 68 kuadrin e Ligës Unike.