Studio Sport në RTSH Shkodra / Në fokus, 105 vjetori i klubit kuqeblu dhe pragndeshja me Egnatian
105 vjetori i krijimit të Klubit Vllaznia dhe pragndeshja me Egnatian, ishin në fokus të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra. Të ftuarit në panel, 81 vjeçari Zyhdi Çoba, i konsideruar si emblema e Vllaznisë, Mhill Shkëmbi arbitër veteran, dhe Kujtim Shaba ish futbollist, pasi kanë sjellë kujtime nga karriera e tyre sportive në vite, janë ndalur edhe tek çelësi i rezultateve pozitive të skuadrës kuqeblu, ku në nëntë ndeshje radhazi kanë regjistruar shtatë fitore dhe dy barazime.
Me interes në këtë emision ishte edhe lidhja direkte nga Anglia me kampionen e boksit për femra, shkodranen e talentuar Jasmina Lujkaj, atletika, lojrat me dorë, futsalla, futbolli i moshave, Kampionati Europian i Futsallës për priftërinjtë, etj.