“Studio Sport” në RTSH Shkodra, në fokus Vllaznia e futbollit dhe volejbollit femra
Emisioni Studio Sport, që si zakonisht vjen në ekranin e RTSH Shkodra çdo të mërkurë në mbrëmje, këtë radhë, fokusin kryesor e ka pasur tek Vllaznia e futbollit të kategorisë Superiore dhe volejbolli femra. Teksa kanë analizuar barazimin me Partizanin, specialisti i gjykimit, Ditmar Jubica dhe gazetari sportiv, Endri Çinari, kanë komentuar edhe shortin e Kupës së Shqipërisë, ku kuqeblutë do të përballen në çerekfinale me Erzenin e Shijakut.
Ndërkohë, sa i përket volejbollit të femrave, zëvendëstrajneri kuqeblu Ardian Dodani, ndërsa sqaroi zgjidhjen e problematikës që shoqëronte Vllazninë në fillim të vitit, u shpreh optimist për një vazhdimësi pozitive në fazën e dytë të kampionatit.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për basketbollin, futsallën, kolegjumin e arbitrave të Shkodrës, festimi i ditëlindjeve të mjekut sportive, Zyhdi Çoba dhe ikonës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, ndërkohë që minutat e fundit të emisionit iu rezervuan speciales në nderim të ish-futbollistit Zamir Shpuza, ndarë nga jeta dhjetë vite më parë.