“Studio Sport” në RTSH Shkodra ,pragndeshja e Superiores me Teutën dhe sportet e tjera në analizë

Barazimi në transfertën e Laçit dhe pragndeshja me Teutën e Durrësit, takim që do të luhet të shtunën në “Loro Boriçi” për llogari të javës së 23-të të Superiores, morën minutat më të shumta të emisionit “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës së RTSH Shkodra.
Në vijin, të ftuarit në panel, futbollisti i kombëtares së futsallës së meshtarëve, Dom Mark Pashkja, zëvendëstrajneri i Vllaznisë në basket meshkuj, Roni Gjeçaj dhe drejtori sportiv i futsallës Vllaznia, Arben Xhaferi, folën për Europianin e futbollit të meshtarëve që po zhvillohet në Shkodër, fitoret e basketbollit, femra dhe meshkuj, incidentin e ndodhur në ndeshjen e futsall, Flamurtari-Vllaznia, folën për sportet e tyre dhe më gjërë.