Stuhi në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas, humbin jetën 15 persona

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme që përfshinë Teksasin, Oklahomën dhe Arkansasin.

Shumë shtëpi u shkatërruan gjatë motit vdekjeprurës që goditi SHBA-në qendrore. Stuhitë shkaktuan dëme edhe në Oklahoma, ku të plagosur mbetën të ftuarit e një dasmë të organizuar në natyrë. Dhjetëra mijëra banorë mbetën pa energji në të gjithë rajonin.

Ka mbetur vetëm një gjurmë mbeturinash. Shkatërrimi është goxha i rëndë”, tha sherifi i qarkut Cooke Ray Sappington.

Melody Kwok, drejtoresha e komunikimit në qark, tha se shumë persona u plagosën , ndërsa shtoi se punonjësit e urgjencës po u përgjigjeshin ende thirrjeve për ndihmë.

Ne jemi ende në kërkim dhe shpëtim tani. Kjo është një situatë shumë aktive”, tha ajo.

Në një njoftim të lëshuar të dielën (26 maj), Departamenti i Menaxhimit të Urgjencës në Oklahoma tha se Kryqi i Kuq Amerikan ka hapur dy strehimore për banorët e zhvendosur nga stuhitë, në kishën Baptiste Memorial Heights.

Në një postim në X, kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg tha se: “Louisville, jam i trishtuar të raportoj se kemi pasur një fatalitet pas motit të ashpër që sapo kaloi nëpër zonë dhe disa dëme strukturore të raportuara. Ju lutem bashkohuni me mua për ta mbajtur këtë familje në mendimet dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe të vështirë, kujtimi i tyre qoftë një bekim.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.