Stuhia bllokon rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet dhe urën e fshatit Fshat

stuhi rruga e arbrit

stuhi rruga e arbrit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë. Stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.

Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi në shumë pika të kësaj rruge. Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore, i gjithë uji i shiut ka rënë në asfalt duke marrë me vete edhe dhera e gurë.

Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë. Po ashtu, uji ka përmbytur urën e fshatit Fshat për shkak të mosfunksionit të sistemit kullues dhe kanaleve, që vijnë nga tunelet 2 dhe 3 në anën e fshatit Shkallë.

Drejtuesve të mjeteve, që do të përdorin këtë aks rrugor në orët në vijim, ju këshillohet të tregojnë kujdes pasi reshjet parashikohet të vazhdojnë.

Policia Rrugore njofton se do të jetë në monitorim të trafikut në këtë aks rrugor, për të këshilluar drejtuesit e mjeteve në lidhje me rreziqet që mund të përballen gjatë udhëtimit në drejtim të Tiranës e anasjelltas. Ndërkohë, rënie gurësh ka patur edhe në aksin tjetër nacional nga Burreli në Skuraj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.