Stuhia “Ciaran” e cila goditi Toskanën, shkaktoi një dëm të përllogaritur në vlerën e 300 milionë eurove.
Në një lidhje Skype me emisionin “Jetë Shqiptare”, sipërmarrësi në Toscana, Aleksandër Gjergji ka deklaruar se 70-80 % e shtëpive kanë pësuar dëme në elektroshtëpiake, ndërsa 7 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë.
Ai u shpreh se ka pësuar mjaft dëme materiale në biznesin e tij, teksa theksoi se do duhet më shumë se një 1 muaj që vendi të rimëkëmbet.
“7 vetë të vdekur. Shkollat deri nesër janë të mbyllura. Transportet janë të bllokuara. Është gjendje emergjente. Një muaj ose më tepër do duhet për rimëkëmbjen.
Shifrat janë marramendëse. Sipas inxhinierëve 70-80% të shtëpive janë dëmtuar, pajisje.
Frika ishte shumë e madhe sepse kanë dalë 3 lumenj jashtë. Problemi ishte se s’kishe kohë të veproje dhe as ku të shkoje. Keni patur probleme me biznesin?
Gjysmë metri ujë është futur brenda biznesit tim. Ka pasur shumë pajisje elektronike që dolën jashtë shërbimit. Biznesi im është i shkatërruar nga këto përmbytje. Kam një bar-restorant. Jemi jashtë funksionit momentalisht”, tha ai.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.