Stuhia historike përfshin Kanadanë, pezullohet transporti, mbyllen shkollat ​​dhe dyqanet

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Kanadanë lindore, teksa autoritetet shtetërore po detyrohen të thërrasin ushtrinë për heqjen e borës. Në të njëjtën kohë, reshjet e mëdha të borës shkaktuan probleme të rënda transporti, duke çuar në mbylljen e disa shkollave dhe shërbimeve publike, ndërsa shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Nova Scotia.

 Në disa vende ranë më shumë se 100 centimetra dëborë, ndërsa në Gjirin e Shën Lorenës u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax, kryeqyteti i provincës, shumë fluturime u vonuan ose u anuluan. U pezullua funksionimi i transportit publik në qytet.

“Pastrimi i borës do të jetë i vështirë dhe do të marrë kohë”, paralajmëroi kryeministri i Nova Scotia, Tim Houston, gjatë një konference për shtyp dje pasdite.

Ai theksoi se ka kërkuar ndihmë nga qeveria federale e kryeministrit Justin Trudeau. E njëjta kërkesë u bë nga provincat fqinje të Neë Brunsëick dhe Ile-de-Prince Edouard./ cnn.gr

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.