Stuhia “Kiaran” sjell përmbytje dhe erëra të forta në Itali, Greqi

stuhia kiaran

stuhia kiaran

Shirat e fortë që vazhduan edhe të shtunën, rritën sërish nivelin e ujit në zonat tashmë të përmbytura të Toskanës.

Guvernatori i qytetin italian, Euxhenio Xhani, tha se po ndërhyhet për të normalizuar situatën.

Trupi i një 69-vjeçari u gjet një ditë më parë në qytezën e Kampi Bizencio, rreth 15 km nga Firencja, duke e çuar në shtatë numrin e viktimave që nga dita e enjte.

Shirat janë parashikuar në orët e ardhshme edhe në provincat e Masa-Karrarës, Luka, Piza, Pistoja, Firence, Livorno dhe Arexo.

Italia shpalli të premten gjendjen e jashtëzakonshme në Toskanë, si pasojë e stuhisë Kiaran, e cila e pati zanafillën nga Atlantiku, por përgjatë ditëve solli shira dhe shtrëngata të cilat më herët përmbytën pjesë të Britanisë së Madhe, Belgjikës, Holandës dhe Francës.

Vetë në Itali, dëmet fillestare nga përmbytjet janë vlerësuar mbi 300 milionë euro.

Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta izolojnë

Reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë kanë prekur edhe Epirin grek dhe ishujt në Egjeun verior e lindor, sërish prej motit të pafavorshëm nga stuhia Kiaran.  

Moti ka shkaktuar probleme në shumë zona: pemët e rrëzuara ndërprenë trafikun rrugor në ishullin Evia dhe gjithashtu çuan në ndërprerje të energjisë; rënia e pemëve bllokoi linjën hekurudhore midis Afidnes dhe Agios Stefanos në veri të Atikës, ndërsa trafiku rrugor u bllokua të shtunën, duke izoluar disa fshatra malorë në rajonin e Trikalës.

Shumica e anijeve në bregdet greke nuk janë lejuar të dalin në det dhe kushtet janë aq të vështira sa portet si Rafina dhe Lavrioni kanë pezulluar të gjitha operacionet.

Shirat më të forta ranë këtë fundjavë në Epir, duke arritur Kategorinë 4, e cila konsiderohet si një nivel i lartë alarmi, ndërsa erërat në Detin Egje tejkaluan nivelin 8 në shkallën Beaufort.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.