Stuhitë e forta kanë nxjerrë nga thellësitë e detit një anije të mbytur, të cilën më pas dallgët e mëdha e kanë afruar në bregdetin e Cape Ray, qytezë e një ishullit të Kanadasë.
Anija misterioze u shfaq papritur në brigjet dhe u pa fillimisht nga një qytetar. Anija e mbytur prej druri, 100 metra e gjatë mendohet të jetë e vjetër rreth 200 vjeçare, ndërsa ka qenë Uragani Fiona ajo që e ka sjellë atë në bregdet.
Ekspertët thonë se sjellja e anijes së mbytur në brigjet e tokës nga thellësitë është dëshmi ku stuhitë po bëhen gjithnjë e më të forta si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Mendohet se anija mund të jetë franceze ose britanike ndoshta rreth 200 vjeç, por pritet që ajo të nxirret nga uji që ekspertët të bëjnë konkluzionet e sakta.
Lisa Briggs, një arkeologe nënujore dhe studiuese në Universitetin Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar, tha se zbulimi i anijes së mbytur është e rëndësishme për komunitetin sepse mund të jetë një e dhënë se si njerëzit mbërritën në këtë ishull të Kanadasë.
“Mundësia është që njerëzit që janë pasardhës të atyre që erdhën në këtë anije të jetojnë ende sot në ishull,” tha ajo për CNN.
Aktualisht komuniteti po mbledh fonde për nxjerrjen e saj nga deti për ta ruajtur dhe ta ekspozojnë si një atraksion turistik për këtë komunitet të largët.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.