Lajme

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Nisma e propozuar konsiston në shtyrjen e afatit të përfitimit të lehtësirave tatimore edhe për 3 vite të tjera për strukturat akomoduese që kanë statusin special.

Është nga ato ndërhyrje që sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm në industri,” tha z. Klosi.

Unë jam kundër ligjeve speciale dhe ky është një ligj special, një ligj me porosi për një grup të caktuar, që favorizon një sektor të caktuar dhe prek një numër shumë të vogël individësh,” u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Deputeti Erion Braçe foli për nevojën për përmirësimin e mënyrës së administrimit të të ardhurave, si dhe për rreziqet që vijnë nga informaliteti.

Në qoftë se informaliteti na mbërrin edhe te strukturat që ne i kemi favorizuar me një favor fiskal, pastaj është ku të thërret qameti. 518 milionë lekë fitim në harkun e një viti nga 10–11 struktura s’janë asgjë,” deklaroi z. Braçe.

Po ashtu, deputeti socialist kërkoi një monitorim më të mirë të këtyre investimeve.

Jam kundër industrisë së turizmit që prodhon vila për të shitur e që zënë gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë,” shtoi z. Braçe.

Paketa e lehtësirave fiskale lidhur me hotelet brand-name, të cilat kanë statusin special, parashikon përjashtimin nga tatimi mbi fitimin, TVSH 6%, përjashton këto subjekte nga taksa mbi ndërtesën, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe këto lehtësira do të përfitohen deri në 31 dhjetor 2029.

Në përfundim, projektligji u miratua në parim nga Komisioni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

2 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

2 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

2 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

3 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

3 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

3 hours ago

This website uses cookies.