Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon puna për subvensionimin e 2732 fermerëve. Megjithatë sipas specialistëve të bujqësisë janë edhe 219 fermerë të cilët kanë aplikuar por nuk kanë sjellë dokumentacionet përkatëse për shqyrtim. Për fermerët që kanë kaluar fazën e verifikimeve aktualisht ka kaluar në llogaritë e tyre 50% e buxhetit. Shimaj apeloj drejt fermerëve të mbetur që të sjellin sa më parë dokumentacionet në të kundërt rrezikojnë të përjashtohën nga listra e përfituesve të subvensioneve për këtë vit.