Subvencionet, numër rekord aplikimesh, kualifikimi i parë në skemat e përfitimit për Bashkinë Shkodër
Teksa është përmbyllur faza e parë kualifikuese për fermerët, puna do vijojë për plotësimin e metejshem të dokumentacioneve. Në Qarkun Shkodër sipas përgjegjësit të ekstensionit bujqësor, Rifat Kodra, rritja më e madhe e aplikimeve ka qënë në bimet medicinal, ku kanë aplikuar rreth 1000 fermerë më shumë se një vit më parë. Ndërsa në total në 8 skemat ka një rritje prej 10%.
Numrin e lartë të apklikimeve e ka evidentuar në rjetet sociale edhe kryebashkiaku i Shkodres, Benet Beci. Në total, në territorin e Bashkisë Shkodër janë kualifikuar 240 aplikime për lopë, 77 të imta, 147 bletari, 3 sera, 3 aplikime për implementimin dhe certifikimin globan GAP si dhe mbi 1 mijë aplikime për naftën pa akcizë. Për të arritur në përfitimin total fermerët duhet të kalojnë edhe 2 faza të tjera verefikuese në dokumentacione dhe në terren.