Subvencioni i faturës së ujit, në periudhën mars- korrik përfitojnë mbi 12 mijë familje
Mbi 12 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi deri në 5 metër kub i tarifes së ujit të pijshëm për disa kategori familjesh.
Është ky bilanci për periudhën mars- korrik, duke përfituar një vlerë financiare 12.5 milionë lekë.
Janë 5 kategori që përfitojnë nga ky lehtësim dhe konkretisht:
– Familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme.
-Jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore.
-Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë.
-Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
-Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqëror.
Subvencioni shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në masën e planifikuar në ligjin vjetor të buxhetit, në përputhje me zërin buxhetor subvencione, me llogari ekonomike dhe të gjithë shtesave të tjera të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave.
Për të aplikuar, mjafton të keni një mjet identifikimi, librezën e ujit dhe vertetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike, që sigurohet nga e- Albania.