Subvensionimi i naftës / Kodra: Përfituan 2804 fermerë nga 2923 që aplikuan
Vitin që lamë pas në Shkodër kanë përfituar naftë pa akcizë 2804 fermerë nga 2923 që kishin aplikuar . Kjo bëhet e ditur nga Rifat Kodra, përgjegjës i ekstensionit bujqësor, i cili tregon se krahasuar me vitin 2022 janë rreth 1 mijë fermerë më shumë aplikues dhe përfitues njëkohësisht.
Krahas naftës, përfitime ka patur edhe nga skemat e subvensioneve si në ferma organike, tufa, fara apo bletari.
Krahasuar me një vit më pare, sipas specialistëve të bujqësisë, ka patur interes të shtuar për aplikim në disa masa të ndryshme. Ndërkohë që në muajin mars pritet të hapen thirrjet e reja për subvensionime të vitit 2024.