Sudani përballet me një emergjencë historike urie katastrofike

Agjencitë humanitare paralajmëruan se Sudani po përballet me një emergjencë urie në mes të luftës së tij civile, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po dështon të veprojë.

“Nuk mund të jemi më të qartë. Sudani po përjeton një krizë urie me përmasa historike. E megjithatë, heshtja është shurdhuese”, theksoi një deklaratë nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët dhe partnerët e tjerë.

Nëse Sudani po përjeton atë që ekspertët e përshkruajnë si zi buke, është komplekse, por agjencitë e ndihmës thonë se ”bota nuk mund të presë për një etiketë zyrtare përpara se të nisë më shumë ndihma”.

”Njerëzit po vdesin nga uria, çdo ditë, dhe megjithatë fokusi mbetet në debatet semantike dhe përkufizimet ligjore”, shton deklarata.

Kriteret për një zi buke përfshijnë faktin kur katër në 10 000 fëmijë që vdesin nga uria çdo ditë ose më shumë se 30% e popullsisë janë të kequshqyer.

Kjo është e vështirë të përcaktohet në situata konflikti si në Sudan, ku puna e organizatave të ndihmës është e penguar dhe jo të gjithë njerëzit mund të arrihet.

Gjeneralët rivalë janë futur në një luftë brutale për pushtet në Sudan që nga prilli 2023.

Luftimet e përgjakshme kanë zhvendosur më shumë se 10 milionë njerëz dhe kanë vrarë mijëra.

Prodhimi i ushqimit është prekur rëndë.

Shumë fusha janë shkatërruar, minuar ose fermerët janë përzënë ndërsa bagëtitë janë vrarë.

Sipas grupeve të ndihmës, më shumë se 25 milionë njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë – nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.

”Shumë familje hanë gjethe dhe insekte dhe hanë vetëm një vakt në ditë”, sipas Këshillit të Refugjatëve.

Apelet për donacione kanë plotësuar vetëm gjysmën e nevojave.

/ rtsh.al /

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.