Categories: BotaLajme

Suedia një hap më pranë anëtarësimit në NATO, Turqia miraton kërkesën e vendit nordik për t’iu bashkuar aleancës

Pas disa refuzimeve, Turqia i ka hapur rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO. Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit turk dha miratimin e tij për kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke e afruar vendin nordik me anëtarësimin në aleancën ushtarake perëndimore.

Protokolli i pranimit të Suedisë tani do të duhet të miratohet në asamblenë e përgjithshme për fazën e fundit të procesit legjislativ në Turqi. Asnjë datë nuk është caktuar.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka vonuar ratifikimin e aplikimit të Suedisë për më shumë se një vit, duke akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj, duke përfshirë militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankarajai  fajëson për një grusht shteti të dështua në vitin 2016.

Komiteti i punëve të jashtme i parlamentit turk kishte filluar diskutimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO muajin e kaluar. Takimi megjithatë u shty pasi ligjvënësit nga partia në pushtet e Erdogan paraqitën një mocion për një shtyrje me arsyetimin se disa çështje kishin nevojë për më shumë sqarime dhe se negociatat me Suedinë nuk ishin “pjekur” sa duhet.

Të martën (26 dhjetor), shumica e ligjvënësve në komitet votuan në favor të kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mosangazhimit ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën “ombrellën” e sigurisë së NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Finlanda iu bashkua aleancës në prill, duke u bërë anëtarja e 31-të e NATO-s, pasi parlamenti i Turqisë ratifikoi ofertën e vendit nordik.

NATO kërkon miratimin unanim të të gjithë anëtarëve ekzistues për t’u zgjeruar./ Associated Press

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

16 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

16 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

16 hours ago

This website uses cookies.