Suedia shton sigurinë ndërsa përgatitet për Eurovizion

Suedia ka shtuar sigurinë në Malmo ku pritet të mbahet Eurovision Song Contest në datat 7,9,11 maj. Qeveria suedeze thotë se këto ditë janë planifikuar demonstrata të mëdha  që përkojnë me ngjarjen dhe vendi tashmë është në gatishmëri të lartë.

Policia dhe organizatorët thonë se janë të përgatitur mirë dhe shpresojnë për mbarëvajtjen e festivalit.

Rreth 100,000 vizitorë do të zbresin në Malmo, të Suedisë për konkursin më të madh në botë të muzikës.

Shefi i policisë tha se nuk kishte kërcënime specifike për ngjarjen, por niveli i alarmit u rrit gushtin e kaluar, pas një vale djegiesh të Kuranit që zemëruan botën myslimane.

Një raport i brendshëm i policisë, i theksuar nga transmetuesi publik suedez SVT , e përshkroi Suedinë si një “objektiv prioritar” për grupet e dhunshme xhihadiste. Vlerësimi i kërcënimit prej 23 faqesh për Eurovizion përmendi gjithashtu trazirat, sulmet kibernetike dhe ndërprerjen e transmetimit si rreziqe të tjera të mundshme.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Zemrën n’dorë”. Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.