Sukses i mundjes shkodrane – Talenti Alban Sykaj kampion individual dhe Vllaznia si ekip e treta

Pas Kampionatit Kombëtar të Mundjes për moshat 9 dhe 12 vjeçare ku kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Altin Anza spikaten për rezultate të larta, të njëjtën gjë bënë edhe në konkurimin e 15 dhe 17 vjeçarëve, duke treguar se mundja shkodrane është në rrugë të mbarë. Aktiviteti i fundit i organizuar nga  Federata Shqiptare e Mundjes u zhvillua në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Vllaznia që konkuroi me pesë sportistë. Spikatjen më të madhe e ka bërë mundësi i talentuar Alban Sykaj, i cili duke konkuruar në peshën deri në 68 kg u rendit në vend të parë duke u shpallur kampion i kësaj peshe. Shumë pranë titullit kampion individual kanë që edhe mundësit e tjerë shkodranë, Unejs Hafizi konkurues në peshën deri në 52 kg, Halid Ulqinaku pesha 57 kg, Amer Ulqinaku pesha 85 kg, të cilët u rënditën në vendin e dytë. Figurë të mirë sportive bëri edhe Amer Faslija, i cili duke konkuruar në peshën deri në 62 kg u rendit në vendin e tretë. Në klasifikimin ekipor, Vllaznia e drejtuar nga trajneri pasionant Antin Anza u rendit në vendin e tretë. Një vend nderi ky për mundjen shkodrane, e cila me paraqitjet e saja dinjitoze ka dhënë sinjale shumë pozitive për rikthimin e saj në nivelet e larta, siç ka qënë edhe vite më parë. Rezultate këto që po arrihen në kushte shumë të vështira stërvitore, për të cilën strukturat përkatëse sportive duhet të marrin masat e duhura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.