Suksesi i “Mbretëresha e Borës”/ Mbi 3200 spektatorë janë regjistruar në 11 shfaqjet e deritanishme
Në teatrin “Migjeni” vijon të shfaqet për spektatorët shfaqja për fëmijë “Mbretëresha e borës”. Një nga treguesit e suksesit të saj është edhe numri i të pranishmëve në teatër. Mbi 3200 të tillë janë regjistruar në 11 shfaqjet e deritanishme.
Shfaqja për fëmijë “Mbretëresha e borës” do të ndërpritet për pak kohë për t’i lënë hapësirë Festivalit Teatror për të Rinj. Këtë e shpreh gjatë komunikimit me median, Astrit Fani.Një ndërthurje brezash që nis me më të vegjlit për të vijuar me nxënësit e shkollave të mesme, e më pas me premierat që po përgatit tempulli i artit dhe kulturës teatri “Migjeni” I Shkodrës që këtë vit ka një program të pasur me aktivitete përgjatë të gjithë vitit 2024.