Suksesi i Vllaznisë në boks / Trajneri Zef Gjoni shpreh mirënjohje për Bashkinë Shkodër
Fitimi i titullit kampion nga Vllaznia për të 25-tën herë ka qënë ngjarja më e rëndësishme sportive e këtij viti për sportin shkodran. Për arritjen e këtij suksesi, trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni i është mirënjohës edhe Bashkisë Shkodër për mbështetjen e dhënë në prag të kampionatit. Por, përpos kësaj, Gjoni bën të ditur se kryebashkiaku Beci mbajti premtimin për punësimin e tre boksierëve të Vllaznisë nga institucioni vendor.
Gjithnjë për titullin e 25-të kampion, trajneri Gjoni ka edhe një reagim publik në lidhje me mospasqyrimin në mediat kombëtare të këtij suksesi.
Gjatë prononcimit të tij, trajneri Gjoni foli edhe për përgatitjet që po bën kombëtarja e Shqipërisë për pjesëmarrjen në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet në fundjavë në Budva të Malit të Zi.