Sulivan: Bajden do i paraqesë Izraelit dhe Hamasit propozim përfundimtar për armëpushimin
Këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Sulivan (Jake Sullivan), i tha familjareve të pengjeve amerikane të mbajtur në Gaza nga Hamasi, se presidenti Xho Bajden (Joe Biden) po konsideron t’i paraqesë Izraelit dhe Hamasit një propozim përfundimtar.
Mediat amerikane shkruajnë se propozimi ka të bëjë me lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza.
Propozimi ka shumë rëndësi, dhe vjen pas vrasjes së 6 pengjeve të mbajtura nga Hamasit në Gaza, ndërkohë pritet që presidenti Bajden të takohet me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare për të përcaktuar strategjinë e marrëveshjes, teksa zëvendës presidentja Kamala Harris pritet t’i bashkohet ekipit negociator të marrëveshjes së pengjeve amerikane.
Nga ana tjetër, Hamasi tha se 6 pengjet izraelite mund të kishin shpëtuar nëse Izraeli do të ishte dakord për marrëveshje armëpushimi, dhe ne një intervistë për median arabe Al- Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të Lëvizjes Islamike Khalil al-Hayya argumentoi se Hamasi kishte treguar fleksibilitet në negociatat duke përfshirë uljen e numrit të të burgosurve palestinezë.
Por sipas tij, ishte kryeministri Benjamin Netanjah (Netanyah) që kishte vendosur kushte të reja, përfshirë dhe këmbënguljen e ushtarëve në korridoret e Netzarimit dhe Filadelfia.
Sulivan dhe këshilltari më i lartë i presidentit Bajden për Lindjen e Mesme, Bret Mek Gërk (Brett McGurk), zhvilluan një telefonatë me familjet e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza, ku u fol edhe për propozimin dhe arritjen e një marrëveshje për të cilën ata thanë se ka një shanc të përfundojë brenda dy javësh.
Këshilltarët kryesorë të Bajden u thanë familjeve se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të paraqesin një version të përditësuar të propozimit, ndërkohë mediat citojnë përparimin në negociatat në Kajro dhe Doha javën e kaluar për listat e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë të cilët supozohen gjatë fazës së parë të marrëveshjes.
Teksti i përditësuar pritet të përfshijë një propozim amerikan në lidhje me korridorin e Filadelfias duke shpresuar që Egjipti dhe Hamasi ta pranojnë.