Lajme

Sulivan: Bajden do i paraqesë Izraelit dhe Hamasit propozim përfundimtar për armëpushimin

Këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Sulivan (Jake Sullivan), i tha familjareve të pengjeve amerikane të mbajtur në Gaza nga Hamasi, se presidenti Xho Bajden (Joe Biden) po konsideron t’i paraqesë Izraelit dhe Hamasit  një propozim përfundimtar.

Mediat amerikane shkruajnë se propozimi ka të bëjë me lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza.

Propozimi ka shumë rëndësi, dhe vjen pas vrasjes së 6 pengjeve të mbajtura nga Hamasit në Gaza, ndërkohë pritet që presidenti Bajden të takohet me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare për të përcaktuar strategjinë  e marrëveshjes, teksa zëvendës presidentja Kamala Harris pritet t’i bashkohet ekipit negociator të marrëveshjes së pengjeve amerikane.

Nga ana tjetër, Hamasi tha se 6 pengjet izraelite mund të kishin shpëtuar nëse Izraeli do të ishte dakord për marrëveshje armëpushimi, dhe ne një intervistë për median arabe Al- Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të Lëvizjes Islamike Khalil al-Hayya argumentoi se Hamasi kishte treguar fleksibilitet në negociatat duke përfshirë uljen e numrit të të burgosurve palestinezë.

Por sipas tij, ishte kryeministri Benjamin Netanjah (Netanyah) që kishte vendosur kushte të reja, përfshirë dhe këmbënguljen e ushtarëve në korridoret e Netzarimit dhe Filadelfia.

Sulivan dhe këshilltari më i lartë i presidentit Bajden për Lindjen e Mesme, Bret Mek Gërk (Brett McGurk), zhvilluan një telefonatë me familjet e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza, ku u fol edhe për propozimin dhe arritjen e një marrëveshje për të cilën ata thanë se ka një shanc të përfundojë brenda dy javësh.

Këshilltarët kryesorë të Bajden u thanë familjeve se brenda pak ditësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të paraqesin një version të përditësuar të propozimit, ndërkohë mediat citojnë përparimin në negociatat në Kajro dhe Doha javën e kaluar për listat e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë të cilët supozohen gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

Teksti i përditësuar pritet të përfshijë një propozim amerikan në lidhje me korridorin e Filadelfias duke shpresuar që Egjipti dhe Hamasi ta pranojnë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

10 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

10 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

10 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

10 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

10 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

10 hours ago

This website uses cookies.