Categories: BotaLajme

Sulltani Ibrahim Iskandar merr fronin e Malajzisë, miliarderi nuk do të jetë “mbret kukull”

Malajzia kurorëzoi të mërkurën sulltanin Ibrahim Iskandar si mbretin e saj të ardhshëm.

65-vjeçari e mori fronin pas një ceremonie të mbajtur në Kuala-Lumpur.

Mbreti malajzian është një post 5-vjeçar, kryesisht ceremonial, që trashëgohet me rotacion – mendohet se është i vetmi sistem i tillë në botë. Monarku i vendit shërben si kryetar shteti dhe komandant i forcave të armatosura.

Sulltani Iskandar është mbreti i nëntë i Malajzisë që kur shteti fitoi pavarësinë nga Britania në vitin 1957.

Ai është shprehur se nuk do të jetë një “mbret kukull”.

Parlamenti ka 222 deputetë dhe jashtë tij ka mbi 30 milionë qytetarë. Unë nuk jam me ju, por jam me ta. Do e mbështes qeverinë, por nëse mendoj se po bëjnë diçka të pavend, do ua them,” deklaroi mbreti i ri në muajin dhjetor.

Malajzia është një vend me shumicë myslimane dhe sulltani Ibrahim Iskandar e merr pushtetin në një kohë kur politika lokale është duke goditur rastet e korrupsionit në politikë. Ish-kryeministri Naxhib Razak (o. Najib) po vuan 12 vite dënim për korrupsion në lidhje më skandalin miliardadollarësh të abuzimit me fondet e shtetit.

Sulltani Ibrahim Iskandar njihet për koleksionin e gjerë me motorë dhe makina luksoze dhe një pasuri që arrin deri në 5,7 miliardë dollarë, të ndara në toka dhe investime në kompani të ndryshme në fushën e vajit të palmës, pasurive të paluajtshme dhe telekomunikacionit.

Mbreti Ibrahim është babai i gjashtë fëmijë dhe në të kaluarën është njohur për bamirësitë ndaj të varfërve, duke i ndarë vetë ndihmat me motor Harli-Davidson. /The Guardian

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

14 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

14 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

14 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

14 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

16 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

16 hours ago

This website uses cookies.