Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 450 janë plagosur nga një valë e dytë e shpërthimeve nga pajisjet e komunikimit me valë në Liban. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ky sulm vjen pas shpërthimit të mijëra biperave, sulm i cili u mori jetën 12 personave dhe plagosi 3 mijë të tjerë.
Pajisjet e përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah shpërthyen në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor – zona që shihen si bastionet e tij.
Disa nga shpërthimet ndodhën gjatë funeralit të 12 viktimave të sulmit të parë.
Hezbollahu fajësoi Izraelin për atë sulmin ndërsa Izraeli nuk ka komentuar.
Sulmet erdhën pasi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi një “fazë të re në luftë” dhe pasi një divizion i ushtrisë izraelite u zhvendos në veri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për “rrezikun serioz të një përshkallëzimi dramatik” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve “të ushtrojnë përmbajtje maksimale”.
“Natyrisht, logjika për të bërë të gjitha këto pajisje të shpërthejnë është ta bësh atë si një sulm parandalues përpara një operacioni të madh ushtarak,” u tha ai gazetarëve.
Të dy sulmet, të cilat besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, kanë rritur frikën se konflikti i zjarrtë i të dy palëve mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse. Shpërthimet e kësaj jave kanë thelluar gjithashtu shqetësimet për shtrirjen e pajisjeve potencialisht të komprometuara, veçanërisht pasi bombardime të tilla kanë vrarë ose plagosur kaq shumë civilë.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.