Sulm i rrallë peshkaqeni në portin natyror të Sidneit, notarët në alarm
Një sulm peshkaqeni në një zonë ekskluzive të portit natyror në Bregun Lindor të Australisë në Sidnei, jo shumë larg nga Shtëpia ikonë e Operas së qytetit ka nxitur thirrje për notarët që të shmangin ujin në agim dhe muzg, kur peshkaqenë dema agresivë janë më aktivë.
Një grua u sulmua të hënën në mbrëmje pasi shkoi për t’u zhytur në një zonë shumë të banuar të Elizabeth Bay.
Analiza e ekspertëve sugjeron se i përket një peshkaqeni dem, një specie e zakonshme që mund të rritet deri në 3.5 metra e gjatë dhe është një vizitor i shpeshtë i ujërave të ngrohta të portit në këtë kohë të vitit.
Porti i Sidneit është qendror për jetën në qytetin me më shumë se 5 milionë banorë, si për udhëtimet e përditshme në punë dhe plazhet lokale, dhe si një vend për të eksploruar dhe argëtuar në fundjavë.
Sulmi i së hënës mbrëma ishte i pari në portin e Sidneit që nga viti 2009./ CNN