Sulm me acid në Londër, 9 persona të plagosur
Nëntë persona kanë mbetur të plagosur në Londër, pasi një person ka hedhur acid ndaj tyre.
Shënjestra e autorit ishte një grua dhe 2 fëmijë, të cilët po ashtu janë në mesin e personave të plagosur, ndërsa 6 personat e tjerë, mes tyre 3 policë, morën lëndime pasi i vajtën atyre në ndihmë.
Autori nuk është kapur ende dhe po ashtu nuk dihet as identiteti i tij. Gruaja dhe fëmijët ishin në një makinë kur u sulmuan./ The Guardian