Sulm me armë në autostradë në periferi të Jerusalemit, 1 i vrarë dhe 7 të plagosur
Një sulm me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte (22 shkurt) në autostradën në periferi të Jerusalemit duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 7 të tjerë.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Lajmi u bë me dije nga urgjenca kombëtare dhe shërbimi mjekësor në Izrael.
Policia ka bërë me dije gjithashtu se dyshohet për tre terroristë qëlluan me automatik, ndërsa sqaruan se terroristët janë neutralizuar.
“Tre terroristë të cilët mbërritën me një automjet, dolën nga automjeti i tyre dhe filluan të qëllonin me armë automatike mbi automjetet që ndodheshin në bllokim trafiku në rrugën drejt Jerusalemit. Forcat e sigurisë “neutralizuan” dy nga sulmuesit në vendngjarje dhe një tjetër “që u përpoq të arratisej”, thuhet në deklaratë.
Viktimat pësuan “shkallë të ndryshme lëndimi” dhe janë evakuuar për të marrë trajtim mjekësor.