Sulm me armë në Kaliforni, 39-vjeçari hap zjarr ndaj makinave dhe vret babanë e 4 fëmijëve
Një baba i katër fëmijëve u qëllua për vdekje kur një person hapi zjarr ndaj makinave të rastësishme në një rrugë të populluar në Kaliforninë jugore, SHBA. Julio Rodarte, 39 vjeç, filloi të qëllonte mbi makinat me një armë gjysmë automatike rreth orës 6:30, sipas policisë.
Videoja e siguruar nga AKTK-ja tregon personin e armatosur duke ecur në trotuar para një lavazhi dhe duke shtënë në drejtim të automjeteve që kalonin aty. Ai zbraz një karikatorë të tërë, më pas e mbush atë dhe vazhdon të gjuajë. 43-vjeçari Victor Hugo Leon, baba i katër fëmijëve, i cili po shkonte për në punë, u qëllua për vdekje nga plumbat e tij, ndërsa një tjetër u plagos. Sipas policisë, nga zjarri janë dëmtuar disa makina. Para të shtënave, Rodarte kishte ndalur në një dyqan lokal dhe u përpoq të blinte pije alkoolike, por nuk kishte para të mjaftueshme, sipas ABC 7. Pak çaste më vonë ai filloi të qëllonte, tha policia.