Sulm me armë në Las Vegas-Tre të vdekur në kampusin universitar, vritet edhe autori

714d855134cb4f47ae17db4a7eb1a5c3
Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është në gjendje të qëndrueshme pas të shtënave në kampusin e Universitetit të Nevadës.
Sipas policisë së Las Vegasit, autori i të shtënave të së mërkurës në Universitetin e Nevadës ishte një ish-profesor rreth 67 vjeç, që kishte dhënë mësim në kolegje në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut, por nuk dihet se çfarë lidhje kishte me universitetin ku ndodhën të shtënat, ndërsa policia po heton motivet e ngjarjes.
Autoritetet lokale njoftuan se autori i dyshuar u gjet i vdekur rreth 40 minuta pas nisje së të shtënave, duke theksuar se nuk kishte më asnjë kërcënim për studentët.
Shefi i departamentit të Policisë së Las Vegasit u shpreh se autoritetet e dinë identitetin e të dyshuarit, por nuk do ta publikojnë emrin e tij derisa të njoftojnë familjarët e tij.
Të shtënat ndodhën në të njëjtin qytet që në tetor të vitit 2017 u vranë 60 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Gjatë këtij viti janë regjistruar 631 raste të shtënash masive me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara, 80 janë regjistruar vetëm në institucione arsimore/.BBC.