Sulm me bombë në Cetinje, humbin jetën 2 persona, plagosen 3 të tjerë
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm (20 qershor) në Cetinje, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes jo shumë larg Qendrës Sportive.
Mediet malazeze bënë me dije se kanë viktimat janë identifikuar si Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit “Shkaljar”.
Jozyrtarisht mësohet se në mesin e të plagosurve janë edhe dy anëtarë të grupit të organizuar kriminal, ndërsa e lënduara e tretë është një e moshuar nga Cetinja, e cila në momentin e shpërthimit ka qenë duke kaluar në rrugë.
Dyshohet se një familjar i njërit prej viktimave ka thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë, i cili është siguruar. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarjeje, punonjësit e administratës policore në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit. Zyra në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe aksione intensive të zbulimit dhe publiku do të njoftohet me kohë për rrjedhën dhe rezultatin”, njofton zyrtarisht Policia.