Sulm me thikë në një restorant në Vankuver, 2 persona të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Vankuver, Kanada, si pasojë e një sulmi me thikë në një restorant.
Sipas BBC, autori ishte futur në restorant për të vjedhur pije alkoolike.
Pas sulmit, ai u largua nga vendngjarja, ndërsa u gjet u fshehur brenda një dyqani, afër restorantit.
Gjatë arrestimit, ai u plagos nga policia, ndërsa humbi jetën më pas në spital. Dy personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.