Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, 3 të plagosur, arrestohet autori

Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të shtunë (3 shkurt) në një stacion treni në Paris ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në stacionin qendror të trenit Gare De Lyon në Paris.
Policia ka arrestuar autorin ndërsa nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
“Nga ana e të dyshuarit nuk pati thirrje me përmbajtje fetare gjatë sulmit. Policisë ndërkohë i ka dorëzuar lejen e tij të drejtimit, lëshuar nga autorietet italiane, u shpreh një burim policor për The Guardian.