Sulm terrorist në Bruksel, dy tifozë suedezë të vdekur
Dy tifozë suedezë, që kishin udhëtuar për të ndjekur kombëtaren e tyre kundër Belgjikës, mbetën viktima e të shtënave të ndodhura në Bruksel. Një burrë ka hapur zjarr në qendër. Ka pasur edhe disa të plagosur. Në pamjet e marra nga një banor i zonës, shihet një burrë me xhaketë portokalli fluoreshente dhe helmetë të bardhë, me kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke ikur me sa duket pasi ka qëlluar në një sallë dhe ka goditur dy persona në një taksi.
Viktimat ishin të veshura me fanellat të Suedisë dhe me siguri ishin nisur për në stadiumin Heysel, rreth 5 kilometra larg. Me ta ishte dhe një bashkatdhetar i tyre, i cili mbeti i plagosur. Zëdhënësja e policies, Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
Pasi mësuan lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatat përkatëse të futbollit dhe autoritetet lokale, ndeshja u pezullua me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, publikut iu kërkua që të qëndronte brenda stadiumit, për të mos rënduar një situatë tashmë delikate përsa i përket rendit publik.