Sulm terrorist para gjykatës në Stamboll, policia vret 2 agresorët
Një sulm terrorist është ndërmarrë përpara gjykatës në Stamboll. Dy persona kanë hapur zjarr drejt policëve përpara gjykatës, duke lënë të plagosur 6 persona, mes të cilëve 3 policë dhe 3 kalimtarë.
Policia i është kundërpërgjigjur sulmit, duke vrarë dy terroristët.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya në një deklaratë pas sulmit, bëri me dije se dy agresorët ishin pjesë e organizatës terroriste DHKP/C.
“I uroj shërim të shpejtë të lënduarve tanë”, tha ai.