Bota

Sulme Izraelite në Bejrut – Libani dhe Hezbollahu pranojnë propozimin e SHBA-së për armëpushim

Një sulm ajror izraelit vrau pesë persona në Bejrut, ndërsa prej dy ditësh Izraeli godet objektivat e grupit të armatosur Hezbollah brenda kryeqytetit. “Dy persona u zhdukën pas sulmit dhe 31 të tjerë u plagosën” – tha ministria libaneze e Shëndetësisë.

Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij brenda dhe rreth kryeqytetit libanez, ndërsa Hezbollahu ka vazhduar të lëshojë raketa drejt shtetit hebre. I dërguari amerikan Amos Hochstein pritet të mbërrijë  së shpejti në Bejrut.

Ai ka zhvilluar disa raunde bisedimesh për arritjen e një armëpushimi dhe shprehu shpresën se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje e tillë. Ndërkohë Libani dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një propozim të Shteteve të Bashkuara për të arritur një armëpushim me Izraelin. Një diplomat që ka dijeni mbi bisedimet paralajmëroi se ka ende detaje për t’u shqyrtuar përpara se të arrihet në një marrëveshje përfundimtare.

Ali Hassan Khalil, një zyrtar i lartë i parlamentit libanez tha se i dorëzuan të hënën përgjigjen me shkrim ambasadorit amerikan në Bejrut. “Suksesi i nismës tani varet nga Izrael”i, deklaroi ai.

Izraeli ka goditur rëndë Hezbollahun që nga fundi i shtatorit, duke i vrarë liderin Hassan Nasrallah. Nga nisja e konfliktit, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 3480 persona në Liban, ndërsa sulmet e Hezbollahut kanë vrarë 43 civilë dhe 73 ushtarë izraelitë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

7 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

7 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

7 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

7 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

9 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

9 hours ago

This website uses cookies.